image Reagon Avdullah Hoti, tregon sesi do të veprojë qeveria ndaj koronavirusit - Sinjali

Deklaratë/ Reagon Avdullah Hoti, tregon sesi do të veprojë qeveria ndaj koronavirusit

news image

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar duke thënë që 10 milionë eurot e miratuar nga qeveria duhet të investohen për një emergjencë sa më efektive për personat që mund të infektohen me virusin vdekjeprurës.

“Nuk duhet dhe nuk do të shkaktojmë asnjë panik, por duhet të rriten në maksimum masat e kujdesit që janë shumë efektive në parandalimin e përhapjes. Të gjithë kemi përgjegjësi në këtë situatë.
Shpreh mirënjohje për gjithë stafin shëndetësorë për mobilizim e plotë për tu përballur me situatat që mund të paraqiten”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka theksuar gjithashtu që çdo veprim i institucioneve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë do të bazohet nga rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./ Gazeta Sinjali/

Qeveria sot e ka miratuar planin për reagim lidhur me Coronavirusin, ku përfshihet një buxhet prej 10 mil euro për të…

Gepostet von Avdullah Hoti am Dienstag, 10. März 2020

Shpërndaje artikullin