Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ademi thotë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend si Shqipëria, që sot, për herë të dytë në histori, arrin të prekë majat e futbollit evropian.
“Sonte, gëzimi dhe krenaria kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024”, shkroi Ademi.
“Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar”.
“Vlerësoj thellë faktin se evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë”.
“Dua të përcjellë përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë futbollistët kuqezi, stafin, me trajnerin Sylvinho, presidentin @armandduka dhe të gjithë ata që kanë punuar me zell dhe pasion për të arritur këtë sukses të madh”.
“Në këtë ditë feste për shqiptarët, uroj që Kombëtarja e Shqipërisë të vazhdojë me formë të lartë dhe të jetë befasia e këndshme në Euro 2024”.