image Kualifikimi historik, Armand Duka i përlotur: E meritojmë, vulosim vendin e parë në Tiranë

Futboll

Kualifikimi historik, Armand Duka i përlotur: E meritojmë, vulosim vendin e parë në Tiranë

news image

Kombëtarja e Shqipërisë me një paraqitje fantastike ka siguruar vendin e saj për Euro 2024, pas barazimit me Moldavinë ditën e sotme.

I pranishëm në festën e kuqezinjve ishte edhe Presidenti i FFSH-së, Armand Duka që u përlot nga emocionet e këtij kualifikimi.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falënderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Shqipëria është skuadra më e mirë e grupit dhe në Tiranë ka për të vulosur vendin e parë.

“Unë besoj se ishim skuadra më e mirë e grupit dhe jemi skuadra më e mirë e grupit. E meritojmë vendin e parë dhe do ta vulosim këtë vend të parë në Tiranë, jam i sigurt”, tha Duka.

/GazetaSinjaliSport/