Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e informacione të rreme nga Serbia.
Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve
Sipas tij, Serbia e ka një listë të tillë të shqiptarëve dhe serbëve, me të cilën po i frikëson ndalon ilegalisht në kufi.
“Institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve. Ndërsa, Serbia ka qartë një listë të qytetarëve (shqiptarë dhe serbë), të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht në kufirin me Kosovën. Mentaliteti i Millosheviçit vazhdon në Beograd” shkroi Vela në Twitter.