image Reagojnë nga PDK për shtyrjen e mësimit: Nagavci të jap dorëheqje, e ardhmja e fëmijëve tanë po vritet

Politikë

Reagojnë nga PDK për shtyrjen e mësimit: Nagavci të jap dorëheqje, e ardhmja e fëmijëve tanë po vritet

news image

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për shkak të shtyrjes së sërishme të procesit të arsimit.

“Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje. Sot nuk pati guxim as të dalë para kamerave”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ish-ministri i Inovacionit ka shtuar se e ardhmja e nxënësve të Kosovës po vazhdon të vritet.

“Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet”, ka shtuar ai.

Sipas tij MASHT-i po tregon paaftësi në organizimin e mësimit në cilën do formë.

“I tërë ballkani po mbanë mësim në një formë apo tjetër, përderisa MASHT-i po duket i pa aftë për të organizuar mësimin me prezencë fizike, te kombinuar apo online”, përfundon postimi i tij. /Gazeta Sinjali/