Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar plotësisht me thirrjen e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, se duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë deklaratë Nicholas Giacobbe e ka bërë pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti.
Përderisa Rohde është shprehur se pajtohet plotësisht me të, duke shtuar se vendosja e qetësisë dhe ri-angazhimi janë të nevojshme menjëherë./GazetaSinjali/