Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme të “Big Brother Vip”, krijoi një lidhje dashurie me aktorin shqiptar Donald Veshaj.
Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Ramosaj publikoi këngën më të re, dedikuar të dashurit të saj, të cilën e quajti ‘Faj’.
Kjo këngë u lëshua gjatë ditës së sotme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, teksa në një moment kur dëgjohet zëri i Beatrixës, Donaldi pyet balerinin, Ilir Shaqiri: “Po kjo kush është?”.
Ndërsa më pas, banorët tjerë e njoftojnë që është një këngë e re e saj, pasi aktori ishte në dilemë se mos ishte njëra nga këngët e vjetra të saj.