image Reagojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme: Pacolli leje për aterim ka, vullnet për trajtim të veçantë jo

Kosovë

Politikë/ Reagojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme: Pacolli leje për aterim ka, vullnet për trajtim të veçantë jo

news image

Shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës ka reaguar pasi kryetari i AKR-së tha se nuk po i lejohet të aterojë në Prishtinë.

Kreshnik Ahmeti ka shkruar se Pacolli ka leje për aterim, por nga institucionet e Kosovës s’ka vullnet për ta trajtuar atë në mënyrë të veçantë, raporton Gazeta Sinjali.

“Është e pavërtetë që deputetit të Kuvendit të Kosovës i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës”.

“Por, është e pamundur që Qeveria aktuale të bëj diskriminim të shtetasve të saj. Megjithëse sistemi aktual ekonomik e pamundëson që të jemi të barabartë, prandaj dikush vjen me aeroplan privat e dikush me autobus, para ligjit të gjithë jemi të njëjtë dhe para se gjithash në kohë pandemie shëndeti publik ka rëndësi mbi të gjitha dhe rregullat e vendimet e organeve përkatëse shëndetësore duhet të respektohen”.

“Pra, leje për aterim ka. Por, vullnet për trajtim të veçantë jo”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/