Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det, transmeton Gazeta Sinjali.
Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për Elvis Halilajn 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur.
Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes