Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në fshatin Cërrnicë në Gjilan, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, viktima është Vaedin Hoxha, 60-vjeçar.
60-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, teksa rasti është denoncuar menjëherë nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore në zemër.
Pasi njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Gjilan dhe ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.