Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood po akuzohet nga e dashura e tij se ai ka tentuar me dhunë të kryejë marrëdhënie seksuale me të, shkruan Sinjali Sporti.
Harrier Robson madje ka publikuar edhe fotografi e audioincizime që tregojnë gjendjen e saj pas dhunës që Greenwood ka ushtruar në të.
E në lidhje me këtë rast është deklaruar edhe Policia e Manchesterit.
“Policia e Mançesterit është në dijeni për pamjet e publikuara në rrjetet sociale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhej në njoftim. /Gazeta Sinjali Sporti/