image Rasti i fundit i konfirmuar me koronavirus në Kosovë është nga Prizreni

Kosovë

Rasti i fundit i konfirmuar me koronavirus në Kosovë është nga Prizreni

news image

Një rast i ri me koronavirus është shënuar gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rasti është nga fshati Korishë i Komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHPK-së.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 126, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/