image Rasti i 400 kg kokainë në Lipjan, ngritet aktakuzë kundër shtatë personave

Siguri

Rasti i 400 kg kokainë në Lipjan, ngritet aktakuzë kundër shtatë personave

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër shtatë personave, të dyshuari për rastin e 400 kg kokainë që u kapën në maj të vitit 2021 në Lipjan.

Në njoftim thuhet se “është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

“Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

/GazetaSinjali/