image Rasti çnjerëzor në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, Gjakova proteston nesër

Sociale

Rasti çnjerëzor në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, Gjakova proteston nesër

news image

Nesër në Gjakovë do të organizohet një protestë, pas rastit shokues ku një e moshuar u rrah nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbrojtje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për rastin tashmë janë arrestuar tri infermiere.

/GazetaSinjali/