image Rastet emergjente, operacionet, analizat dhe lindjet gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

Kosovë

Statistika/ Rastet emergjente, operacionet, analizat dhe lindjet gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

news image

788 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm, njofton spitali, transmeton Gazeta Sinjali.

“Gjatë vikendit kanë qenë 15 lindje, 8 normale dhe 7 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnje dhe sa i përket gjinisë 11 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza.

17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Gazeta Sinjali/