image Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

Shëndetësi

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 49 raste të reja me koronavirus, nga 680 mostrat e testuara, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga 10 komuna të vendit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Skënderaj, Graçanicë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/