image Rastet e reja me koronavirus, deri më tani 120 punëtorë shëndetësorë të infektuar

Shëndetësi

Rastet e reja me koronavirus, deri më tani 120 punëtorë shëndetësorë të infektuar

news image

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, ka thënë se deri më tani janë infektuar 120 punonjës shëndetësorë me koronavirus.

Syla ka thënë se deri më tani janë 120 punonjës shëndetësorë të prekur me COVID-19, teksa deri në 500 janë të vetizoluar pasi kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar.

“Deri në këto momente kemi 120 të infektuar. Disa e kanë kaluar ndërkohë në përqindje i bie që kemi deri në 7 për qind. Kur i shtojmë edhe ata që janë të izoluar, janë diku deri në 500 punëtorë shëndetësor”, tha Syla në Pressing./ Gazeta Sinjali/