image Rastet e dhunës në familje për 24 orë

Siguri

Rastet e dhunës në familje për 24 orë

news image

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë tri raste të dhunës në familje, prej të cilave dy janë në Prishtinë, shkruan Sinjali.

Në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga vëllai i saj. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti dytë është që një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht babanë  e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq më 3 shtator kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, mirëpo të dyshuarit nuk janë arrestuar deri dje. Njëri ka ndodhur në Gjakovë e tjetri në Rahovec. /GazetaSinjali/