image Rashit Qalaj tregon se si do të veprohet për vdekjen e Agon Musliut

Kosovë

Siguri/ Rashit Qalaj tregon se si do të veprohet për vdekjen e Agon Musliut

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, pas raportimit në Komisionin për Siguri, tha se vdekja e të riut në Qendrën e Studentëve kërkon trajtim më ndryshe.

“Realisht ne kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë, menaxhimin e situatës në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së personelit mjekësor që është atje”, u shpreh Qalaj.

Qalaj më tutje tha se rasti i Agon Musliut është rast i ndjeshëm dhe se kërkon trajtim të veçantë e në vazhdimësi.

“S’mund të jap detaje. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar dhe nuk kam mandat të flas për momentin. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndjeshme dhe duhet trajtuar mirë”, tha ai për EO.

Qalaj gjithashtu sa i përket orarit të policëve në kohë pandemie tha se ende nuk ka një vendim për orarin e punës, por që do të vazhdojnë të punojnë me këtë orar prej 12 orësh.

Ai ka folur edhe për hetimin ndaj dy zyrtarëve të Policisë që nuk respektuan vendimet e qeverisë gjatë pandemisë, duke shtuar se ende hetimet janë në fazën fillestare./ Gazeta Sinjali/