image Rritja e rasteve me COVID-19, Gjermania planifikon të hyjë në karantinë nga kjo datë

Evropë

Rritja e rasteve me COVID-19, Gjermania planifikon të hyjë në karantinë nga kjo datë

news image

27 dhjetori po konsiderohet data e mundshme për vendosjen e masës së karantinimit në Gjermani.

Sipas autoriteteve gjermane, nëse miratohet ky vendim, atëherë vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë.

Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.

Ndryshe, deri të hënën Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me coronavirus, përfshirë 18,919 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU), shkruan DW, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel./Gazeta Sinjali/