image Rashit Qalaj nuk shkon për të dëshmuar për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Kosovë

Drejtësi/ Rashit Qalaj nuk shkon për të dëshmuar për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, do të duhej të dëshmonte sot në rastin ku është duku u akuzuar Sami Lushtaku dhe djali i tij Mërgimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ky rast njihet si “Arratisja nga QKUK”, pasi që Sami Lushtaku gjatë kohës sa kishte qenë në paraburgim ishte arratisur nga QKUK ku ishte duke marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, djali i tij Mërgim Lushtaku, akuzohet se kishte ndihmuar të paraburgosurin të arratiset.

Shasivar Hoti, kryetar i trupit gjykues në fillim të seancës së sotme ka thënë se Qalaj nuk do të intervistohet gjatë kësaj seance për shkak se e ka njoftuar gjyqtarin se do të ketë një ndërhyrje kirurgjike.

Qalaj është ftuar për intervistë për shkak se gjatë kohës së arratisjes së Lushtakut, ai kishte qenë Shef i Operativës në Policinë e Kosovës.

Përveç Sami Lushtakut dhe djalit të tij, Mërgimit në këtë rast akuzohen edhe zyrtarë të Shërbimit Korrektues të cilët dyshohet se kanë ndihmuar arratisjen e Lushtakut./Gazeta Sinjali/