Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.
“Ardhja e tij është një hapje e madhe dhe e mirëfilltë e PDK-së. Z. Qalaj do. jetë pjesë e programit për rimëkëmbje politike dhe për sigurinë. Z.Qalaj është një njeri që për 20 vite ka shërbyer në Policinë e Kosovës dhe ka udhëhequr institucionin më kredibil që ka Kosova. Do ta ketë rolin kyç që ne ta vazhdojmë reformën në PDK. Ai ka qenë ushtarë i UÇK-së dhe ka luftuar me pushkë në dorë”, ka thënë Hoxhaj para gazetarëve.
Hoxhaj tha se Qalaj do të jetë pjesë “e rëndësishme” e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë./Gazeta Sinjali/