image Rashiq: Nëse nuk ka shtyrje të afatit për targat, nuk do të arrijmë të flasim për rezultatet e zgjedhjeve

Politikë

Rashiq: Nëse nuk ka shtyrje të afatit për targat, nuk do të arrijmë të flasim për rezultatet e zgjedhjeve

news image

Në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, ka marrë pjesë edhe Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive.

Rashiq tha se mbajtja e zgjedhjeve në veri mund sjellë tensione dhe përshkallëzim të situatës në ato komuna.

“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidenteve dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës”, tha ai.

Rashiq ka thënë se nëse nuk ka shtyrje të afatit për shqiptimin e gjobave për ata që nuk i konvertojnë targat, vështirë se mund të flitet për ndonjë rezultat të zgjedhjeve.

“Lusë kryeministrin dhe të gjithë ata të cilët janë në zinxhirin e vendimmarrjes, që afati që ka qenë i paraparë për fillimin e shqiptimeve të dënimeve të cilat janë paraparë për sanksionim e njerëzve që vozisni me tabela KM, GL, dhe tabela tjera, të shtyhet për dhjetë muaj, që të gjejmë hapësirë që të mundemi të bisedojmë edhe këtu për zgjedhje në veri apo për çfarëdo zgjidhe taktike strategji dhe afatgjata. Nëse kjo që kemi deri tash nuk vjen deri te një lëvizje apo një mirëkuptimi, më duhet ta theksojë se për fat të keq kam friken se nuk do të arrijmë as të bisedojmë për rezultatet e zgjedhjeve”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/