image Rashica rikthehet nesër në stërvitje, i ndalohet kjo gjë

Futboll

Futboll/ Rashica rikthehet nesër në stërvitje, i ndalohet kjo gjë

news image

Nga e marta edhe Wrder Bremeni do të zbresë në fushën stërvitore, ndërsa lojtarët mund të stërviten por me grupe që nuk kalojnë 4 personat.

Të gjithë lojtarët, përfsh këtu edhe Milot Rashicën, duhet të jenë të kujdesshëm që të ruajnë në çdo rast distancën minimale prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri.

Mirëpo një nga rregullat më të veçanta është ajo e “selfie”. Zakonisht, pranë dyerve të klubit ka çdo ditë me dhjetëra tifozë që duan të kenë një foto kujtim me lojtarët e tyre të preferuar.

Tani, nëse klubi sheh të tillë, duhet t’i raportojë në polici që kjo e fundit t’i largojë dhe lojtarët e kanë të ndaluar që të ndalen me tifozët në një zonë me rreze 500 metra nga qendra sportive.