Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.
Von Cramon përmes një shkrimi në twitter i ka uruar punë të mbarë kryeministrit të ri, Avdullah Hotit, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo thotë se BE-ja nuk mund të bëhet e verbër rreth votimi të Hotit, teksa thotë se deputetët kanë qenë nën presionin e LDK-së dhe Presidentit Thaçi.
“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK’së nga Presidenti Thaçi”, ka deklaruar Von Cramon. /Gazeta Sinjali/.