image Raportoi rrejshëm në polici se ia vodhën kuletën me mbi 11 mijë euro, gjykata merr vendim ndaj Izet Avdiut

Drejtësi

Raportoi rrejshëm në polici se ia vodhën kuletën me mbi 11 mijë euro, gjykata merr vendim ndaj Izet Avdiut

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor Izet Avdiun, i akuzuar për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u dënua me 200 euro gjobë për akuzën që kishte lajmëruar rrejshëm në polici se dikush ia kishte vjedhur kuletën me 11 mijë e 400 euro, pasi kishte shitur shtatë krerë lopë në pazar.

Avdiu është ngarkuar me shpenzimet e procedurës dhe atë 20 euro paushall gjyqësor dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Izet Avdiu akuzohet se më 15 maj 2021 rreth orës 15:00 në stacionin policor në Ferizaj, kishte lajmëruar te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur se është kryer vepra penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse e kishte ditur se vepra nuk ishte kryer.

Në atë mënyrë që i pandehuri kishte lajmëruar kinse kishte qenë në tregun e kafshëve ku kishte shitur shtatë krerë lopë një personi në vlerë prej 11,400 euro, nga aty kishte shkuar në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, i njëjti ka deklaruar se me të arritur te “Viva Fresh Store” kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin marrë kuletën së bashku me paratë.

Me këtë ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 paragrafi 4 të KPRK-së./Gazeta Sinjali/