I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron për vizitë në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ai pritet të ketë takime me krerët e shtetit. Siç raportohet, Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të mbahet pasdite në zyrën e Osmanit.
Ai po ashtu do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i cili gjithashtu do të mbahet pasdite vonë.
Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.