image Raportohet se nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Kosovë

Raportohet se nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

news image

Serbia gjatë ditës së sotme ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës thellë në brendësi të Republikës së Kosovës, por Beogradi po thotë se të njëjtit janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, gjegjësisht në një fshat të Rashkës.

E për këto zhvillime, raportohet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet nesër për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërkohë në Jarinje, kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se kidnapimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka ardhur si hakmarrje ndaj arrestimit të Millun Milenkoviq – Llune gjatë ditës së djeshme.

/GazetaSinjali/