image Paralajmërohet takim i nivelit të lartë Ukrainë-Rusi, do të mbahet në Turqi

Botë

Paralajmërohet takim i nivelit të lartë Ukrainë-Rusi, do të mbahet në Turqi

news image

Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet me homologun ukrainas, shkruan Al Jazeera.


Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba planifikojnë të takohen të enjten në margjinat e një forumi diplomatik në vendpushimin turk të Antalias, sipas raportimeve nga agjencitë ruse të lajmeve dhe kryediplomatit turk.

Mevlut Cavusoglu u tha mediave turke se dyshja kishin rënë dakord të takoheshin dhe tha se ai gjithashtu do të merrte pjesë në diskutime.

Ankaraja, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin, është përpjekur vazhdimisht të pozicionohet si ndërmjetëse midis dy palëve.

/GazetaSinjali/