image Lavrov: SHBA shkatërron të gjithë ata që kërcënojnë interesat e saj, për shembull Jugosllavinë

Botë

Lavrov: SHBA shkatërron të gjithë ata që kërcënojnë interesat e saj, për shembull Jugosllavinë

news image

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka thënë se për shkak të operacioneve ushtarake amerikane, qytete si Mosuli në Irak dhe Raka në Siri u shkatërruan praktikisht.

Shtetet e Bashkuara shkatërrojnë të gjitha vendet që kërcënojnë interesat e tyre politike“, tha sot Lavrov, duke përmendur si shembuj Jugosllavinë, Irakun, Libinë dhe Sirinë.

Kur kolegët tanë amerikanë në të kaluarën ndjenin se ekzistonte një rrezik për interesat e tyre politike, ata bombarduan Jugosllavinë në 1999, Irakun në 2003, Libinë në 2011 dhe shumë vende të tjera mijëra kilometra larg brigjeve amerikane”, tha Lavrov gjatë vizitës së tij në Etiopi.

Kina mund të jetë objektivi i radhës i sanksioneve perëndimore

Lavrov tutje shtoi se perëndimi mund të vendosë sanksione ndaj çdo vendi, të cilin e konsideron se e acaron në një farë mënyre dhe e ardhmja në listë mund të jetë Kina, shkruan tanjug.

NATO i emëron armiqtë e saj me radhë. Rusia është numër një. Kina është në vendin e dytë“, tha Lavrov teksa iu drejtua diplomatëve të huaj në ambasadën ruse në Addis Abeba.

/GazetaSinjali/