Pas një sulmi me raketa në një bllok të madh apartamentesh në Borodyanka më 2 mars, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës i ka thënë CNN se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesës.
Viktoriya Ruban, zëdhënëse e SES në rajonin e Kievit, i tha CNN të premten se “rreth 100 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja” në Borodyanka, por “është e pamundur të jepet një shifër më e saktë për momentin”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ekipet e shpëtimit nuk kanë akses te këta persona për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Ne jemi gati të evakuojmë njerëzit sapo të arrihet një marrëveshje për një ‘korridor të gjelbër'”, tha ajo.
Qyteti, i cili është në veriperëndim të Kievit, ka pësuar bombardime të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, ashtu si edhe qytetet e vogla përreth tij.
Zona ka përjetuar luftimet më të ashpra në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.