Gazeta “Daily Beast” raporton se dy gazetarë të saj janë plagosur në Ukrainë nga luftimet e ashpra me Rusinë, transmeton Sinjali.
Stefan Weichert, 31 vjeç, u qëllua në shpatull dhe Emil Filtenborg , 30 vjeç, pësoi plagë të shumta nga plumbat edhe pse të dy mbanin pajisje antiplumb të zonës së konfliktit. Ata shkuan në spital për trajtim dhe do t’i nënshtrohen operacionit të dielën.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat,” tha Weichert për Daily Beast.