Gazeta Sinjali raportoi të shtunën se dy vetura ishin parkuar në mes të rrugës në Prizren, duke pamundësuar kalimin e qytetarëve.
Jo rrallë herë qytetarët gjejnë “zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e kësisoj duke i penguar dhe qytetarët për të kaluar.
Një parkim i tillë ishte bërë pardje në Prizren, në lagjen “Xheladin Hana”, ku dy vozitës kishin parkuar veturat e tyre në një rrugë në të cilën kanë pamundësuar kalimin e qytetarëve me vetura.