image Raportimet për rritje të çmimeve të derivateve/ Këto janë çmimet aktuale në Kosovë

Sociale

Raportimet për rritje të çmimeve të derivateve/ Këto janë çmimet aktuale në Kosovë

news image

Mediat vendore kanë raportuar se çmimet e derivateve sot do të arrijnë nga 1.65 deri 1.68 cent për litër, shkruan Gazeta Sinjali.

 Këto çmime nuk janë komentuar nga kreu i naftëtarëve Fadil Berjani. Ky i fundit për Sinjalin thotë se çmimet aktuale janë 1.63 cent për litër të naftës, ndërkaq 1.42 për benzinën.

Sot në vendin tonë një litër naftë kushton 1.63 dhe ajo e benzinës 1.42 cent”, thotë ai.

Ndër të tjera Berjani nuk e ka mohuar se këto çmime mund të lëvizin ditëve në vijim.

Sipas tij, çmimet e bursës ndërkombëtare po lëvizin ditë për ditë.

Cilat çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi sepse ka lëvizje çdo ditë në bursë ndërkombëtare. Çmimet në import janë rritur, dizell kushton 1.60 dhe benzina 1.37 cent”, tha Berjani.

/GazetaSinjali/