image Raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, flet Blinken

Botë

Raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, flet Blinken

news image

Perëndimi ka deklaruar që prej nisjes së luftimeve në Ukrainë, se përdorimi i armëve kimike apo i atyre të shkatërrimit në masë nga ana e Rusisë do të ishin “vija e kuqe” e cila me shumë mundësi do të ndryshonte dhe drejtimin e luftës.

Raportime të ndryshme erdhën mëngjesin e së hënës nga Mariupoli ku brigada ukrainase Azov deklaroi se armatime me fosfor u hodhën në qytetin port, lajme të cilat u mohuan menjëherë nga Rusia dhe luftëtarët e saj në këtë rajon.

Për këtë çështje reagoi dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili u shpreh se ShBA nuk mundet ende të verifikojë vërtetësinë e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë.

Gjatë një konferencë për shtyp, Blinken u shpreh se “për momentin nuk jemi në pozitat për të konfirmuar këtë gjë dhe besoj se nuk janë as ukrainasit”.

/GazetaSinjali/