image Raphinha te Barcelona? Trajneri i Leeds jep detaje

Futboll

Raphinha te Barcelona? Trajneri i Leeds jep detaje

news image

Barcelona është e lidhur me një lëvizje të anësorit të Leeds, brazilianit Raphinha, shkruan Sinjali Sport.

Raportet kanë sugjeruar se klubi spanjoll është duke pritur përfundimin e sezonit për të parë pozicionin e Leeds në tabelë se ku do të përfundojë.

Kjo pasi thuhet se nëse Leeds qëndrojnë në elitë edhe për një sezon tjetër, atëherë klauzola e largimit të lojtarit do të jetë 75 milionë funte, ndërsa nëse Leeds bie nga liga, klauzola e tij për t’u larguar do të jetë vetëm 25 milionë funte.

Së fundi ka reaguar edhe menaxheri i Leeds, Jesse Marsch i cili ka folur për spekulimet që e lidhin lojtarin e tij me një kalim te Barcelona.

“Nuk i kam thënë asnjë fjalë për Deco-n apo Barçën – por të gjithë e dinë se është atje jashtë. Ne duam të shijojmë futbollin që mund të luajmë me të këtu dhe ta bindim të qëndrojë”, ka deklaruar Marsch.

Raphinha ka zhvilluar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke realizuar nëntë gola.

/GazetaSinjaliSport/