image Raphinha shpreson në transferimin e tij te Barcelona, Leeds nuk bindet nga oferta e klubit spanjoll

Futboll

Raphinha shpreson në transferimin e tij te Barcelona, Leeds nuk bindet nga oferta e klubit spanjoll

news image

Sipas raporteve të fundit, Raphinha po e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Barcelonë.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka përditësuar më të rejat e situatës së Raphinhas.

Romano ka theksuar se Raphinha është duke shpresuar për transferimin e Barcelonës me marrëveshje 5-vjeçare gati që nga marsi, dhe asnjë përgjigje përfundimtare nuk i është dërguar ende Chelseas, pasi klubi i Leeds është duke pritur Barçën.

Oferta e Barcelonës të enjten e kaluar ishte 50 milion euro plus 10 milion euro shtesa, të paguara me këste.

Leeds megjithatë këmbëngul se ata duan të pranojnë vetëm ofertën e Chelseat për 60 milionë funte.

/GazetaSinjaliSport/