Sipas raporteve të fundit, Raphinha po e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Barcelonë.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka përditësuar më të rejat e situatës së Raphinhas.
Romano ka theksuar se Raphinha është duke shpresuar për transferimin e Barcelonës me marrëveshje 5-vjeçare gati që nga marsi, dhe asnjë përgjigje përfundimtare nuk i është dërguar ende Chelseas, pasi klubi i Leeds është duke pritur Barçën.
Oferta e Barcelonës të enjten e kaluar ishte 50 milion euro plus 10 milion euro shtesa, të paguara me këste.
Leeds megjithatë këmbëngul se ata duan të pranojnë vetëm ofertën e Chelseat për 60 milionë funte.