Leeds United ka konfirmuar zyrtarisht se Raphinha nuk është në ekip për turin e Australisë.
Braziliani nuk ka udhëtuar me skuadrën në turin parasezonal, në mes spekulimeve të vazhdueshme për largim nga klubi.
Raphinha do të stërvitet në Angli ndërsa Leeds është në bisedime për ta shitur atë.
Raportohet se Barcelona së fundi ka përmirësuar ofertën e saj verbale për brazilianin, pavarësisht se Chelseat iu pranua propozimi nga klubi i Leeds për Raphinhan.
Megjithatë dëshira e lojtarit thuhet të jetë vetëm Barcelona, i cili është duke e pritur atë marrëveshje.