image Ranieri afër zyrtarizimit te skuadra e Premierligës

Futboll

Ranieri afër zyrtarizimit te skuadra e Premierligës

news image

Watford është në bisedime për të emëruar Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Xisco Munoz.

Ranieri, i cili udhëhoqi Leicester Cityn drejt titullit të Premier League në 2016, la rolin e tij si trajner i Sampdoria në fund të sezonit të kaluar.

Sipas Sky Sports, Ranieri do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me klubin e Watfordit.

Watford pritet të ketë Ranierin në krye përpara ndeshjes së tyre të ardhshme në Premier League në shtëpi me Liverpoolin më 16 tetor. /Gazeta Sinjali Sporti/