image Ramush Haradinaj: Unë kam vuajtur, ndërsa Edi Rama me pafytyrësi më paditi

Kosovë

Tiranë/ Ramush Haradinaj: Unë kam vuajtur, ndërsa Edi Rama me pafytyrësi më paditi

news image

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i ftuar në Top Channel, ka folur për padinë që i ka bërë kryeministri Edi Rama, sipas tij Edi Rama u tregua i pafytyrë me padinë e turpshme që i ka bërë.

Haradinaj, ka përsëritur se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, është shprehur Haradinaj./ Gazeta Sinjali/