image Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan

Kosovë

Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan

news image

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi që Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, për rastin e helmimit të qytetarëve deçanas që ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar.

Ramosaj ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se ky rast duhet të hetohet deri në përfundim të procedurave sipas legjislacionit në fuqi.

“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila sot, në konferencën për media, informoI që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijës gjatë muajit korrik 2021. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai.

Me këtë rast, i pari i Deçanit ka kërkuar që Komunës së udhëhequr nga ai t’i jepet e dreja në menaxhim dhe të administrojë me ujin e pijes në të gjithë territorin e kësaj komune.

Deçani furnizohet me ujë të pijshëm nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” me bazë në Pejë. Nga kjo kompani me ujë furnizohen edhe këto komuna: Istogu, Klina dhe Juniku./GazetaSinjali/