Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.
Bashkim Ramosaj ka bërë një njoftim në FaceBook, ku i lutë qytetarët e komunës së Deçanit ti zbatojnë disa kritere.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit
Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.
Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:
1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!
Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër.