image Ramosaj: Deçani ka zero mbështetje financiare nga Qeveria

Politikë

Ramosaj: Deçani ka zero mbështetje financiare nga Qeveria

news image

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka deklaruar se tash e dy vite nuk ka pasur komunikim me nivelin qendror dhe se komuna që ai drejton nuk ka fare mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës.

“Ajo që vlen me theksu është se bashkëpunimi i nivelit lokal me nivelin qendror mungon. Për dy vite nuk kemi pasur komunikim. Jemi munduar të dëshmojmë këtë moskomunikim. Një komunikim që kam mundur të kem ka qenë Ministria e Pushtetit Lokal, kohë pas kohe kemi pasur komunikim. Dhe kam pasur komunikim me një prej zëvendësministrave të Infrastrukturës dhe me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Me ministrat tjerë jemi në të njëjtin nivel, në të njëjtin standard për sa i përket punëve institucionale”, ka thënë ai.

Më tej Ramosaj ka shtuar se Deçani nuk ka fare mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës.

“Ajo që diskriminuese, është viti i dytë në Komunën e Deçanit që kemi zero buxhet. Zero mbështetje financiare për shkak të një logjike që nuk është logjike”, ka thënë Ramosaj në Tëvë1.

/GazetaSinjali/