Sot në Evropë, vetëm 2 ekipe kanë luksin të bëjnë merkato bombastike dhe ato janë që kontrollohen nga Sheikët, PSG e Manchester City. Këta të fundit ende nuk kanë hyrë në aksion pasi po presin goditjen Harry Kane ndërsa të parët e kanë nisur me vrull.
I pari ishte Wijnaldum me 10 mln Euro në vit page neto, i dyti Donnarumma me 12 mln Euro neto në vit dhe qershia mbi torte do të jetë Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll vjen pas largimit mes lotësh nga Real Madrid dhe është i lirë për të zgjedhur por ai nuk mund të zgjedhë këdo sepse e ka faturën e shtrenjtë ndaj dhe tentativat e Romës apo Milanit dolën bosh.
35-vjeçari ka rënë dakord me Leonardon për një kontratë 3-vjeçare e cila do t’i jap Ramosit 45 mln euro neto në xhep ose 15 mln euro në vit pa llogaritur bonuset e ndryshme që Al-Khelaifi shpërndan për trofe.
Në sytë e një situate të vështirë, PSG nuk ka asnjë problem të ofrojë paga të tilla dhe marrëveshja me Ramos pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/