Sergio Ramos shumë shpejtë do të transferohet te Paris-Saint-Germain dhe operacioni pritet te mbyllet në ditët e ardhshme.
Mbrojtësi spanjoll u largua nga Real Madridi para pak ditësh, derisa tani po kërkon skuadër të re.
Sipas asaj që raporton “Foot Mercato”, Ramos ka filluar të kërkojë shtëpi në Paris, pasi marrëveshja me klubin nga Ligue 1 është arritur.
Gazetari Momo Bouhafsi thekson se lojtari do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore në ditët e ardhshme.
Gjiganti francez shfaqi interesim për qendërmbrojtësin spanjoll menjëherë pasi ai vendosi që të mos vazhdonte me Real Madridin dhe do t’i ofrojë kontratë deri në vitin 2023.
Përveç Ramosit, PSG së shpejti do t’i zyrtarizojë edhe Donnarumman dhe Hakimin.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga të dyja palët, mirëpo edhe më parë ishte bërë e ditur se spanjolli e preferon kalimin në kryeqytetin francez.
Kështu, në javën e ardhshme pritet që Ramos të kompletojë kalimin te PSG, derisa u largua nga Real Madridi pas më shumë se 16 vitesh.
Ka hamendësime se edhe Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet klubit francez pas kampionatit Evropian 2020. /Gazeta Sinjali Sporti/