image Ramos pritet t'i bashkohet PSG-së

Futboll

Ramos pritet t’i bashkohet PSG-së

news image

Sergio Ramos pritet të kalojë në Paris Saint-Germain gjatë ditëve të ardhshme, sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano.

Mbrojtësi spanjoll do t’i bëjë testet mjekësore gjatë javës së ardhshme.

PSG kishte kontaktuar me agjentin e Ramosit gjatë janarit të këtij viti.

Ramosit i është ofruar një kontratë dy vjeçare.

Klubi parisien përveç ish kapitenit të Real Madrid, po pritet t’i zyrtarizojë edhe Achraf Hakim dhe Donnarummen brenda 15 ditëve të ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/