Ashtu siç edhe është pritur, Sergio Ramos më në fund i ka filluar stërvitjet kolektive me lojtarët që nuk janë zgjedhur nga kombëtaret për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, njoftoi Le Parisien.
Muajin e kaluar, klubi francez, ka njoftuar se Sergio Ramos do t’i vazhdojë stërvitjet individuale nën kontrollin e stafit mjekësor për të paktën 10 ditë, përcjell Gazeta Sinjali Sporti.
Kampioni i botës në vitin 2010 ka marrë pjesë me një grup të vogël lojtarësh me shpresë që ta rimarrë formën që e kishte para lëndimit.
Sipas PSG, debutimi i Ramos pritet të ndodhë në fund të muajit nëntor. /Gazeta Sinjali Sporti/