image Ramos mungon edhe ndaj Brugge, i duhet pushim për t'i pushuar muskujt

Futboll

Ramos mungon edhe ndaj Brugge, i duhet pushim për t’i pushuar muskujt

news image

Sergio Ramos është lënë jashtë edhe për ndeshjen e fundit të PSG-së në fazën e grupeve kundër Club Brugge.

Paris Saint-German ka njoftuar pasditen e sotme se mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos po vazhdon rikuperimin, pasi ka humbur ndeshjen kundër Lens për shkak të lodhjes së muskujve.

Si rezultat, ai do të humbasë nesër ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit pritet të rikthehet gradualisht në stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës në tre ditët e ardhshme.

Neymar dhe Julian Draxler vazhdojnë trajtimin për lëndimet e tyre përkatëse, me brazilianin që do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për dëmtimin e kyçit të këmbës në fund të javës. Presnel Kimpembe ishte gjithashtu në dhomën e trajtimit pas një goditjeje në pulpën këmbës së tij të pësuar kundër Lens.  /Gazeta Sinjali Sporti/