image Ramos lëndohet prapë

Futboll

Ramos lëndohet prapë

news image

Sergio Ramos nuk luajti kundër Nice dhe do të mungojë në takimin kundër Lens, për shkak të një lëndimi.

PSG ka thënë se nuk është një çështje serioze, mirëpo kjo tregon se 35-vjeçari nuk është në formën më të mirë fizike.

Para se të bënte debutimin e tij në klubin aktual, ai nuk kishte luajtur për 207 ditë, që ishte periudha më e gjatë me të cilën ishte përballur gjatë gjithë karrierës së tij jashtë fushës.

Nga fillimi i vitit, Ramos ka luajtur vetëm tetë ndeshje: pesë me Real Madridin , dy me kombëtaren e Spanjës dhe një me PSG- në, në atë që ka qenë një vit për t’u harruar për të.

/Gazeta Sinjali Sporti/